A tregon kjo foto se Fatmir Limaj mund të kthehet në PDK?

Aktuale

A tregon kjo foto se Fatmir Limaj mund të kthehet në PDK?

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 17:28
Fatmir Limaj, Fadil Nura dhe Sami Lushtaku

Subjekt spekulimi i kohëve të fundit ka qenë një rikthim potencial i kreut të NISMA-s, Fatmir Limaj, në familjen e vjetër politike të tij, respektivisht Partinë Demokratike të Kosovës.

Gjatë ditës, u publikua një e Limajt me dy krerët e Komunës së Skenderajt, Fadil Nurën dhe Sami Lushtakun.

Hiç më larg se disa më ditë më parë, një zyrtar i NISMA-s socialdemokrate pohoi se “ka shumë njerëz që e duan rikthimin e Limajt në PDK”. 

Madje, përveç rikthimit, ai tha që preferohet që ai të jetë edhe në cilësinë e “kryetarit” të PDK-së.

Para mëse një viti edhe vetë Lushtaku ishte shprehur aprovues në rikthimin e Limajt në PDK. Ai ishte shprehur se dëshirë e tij është të mos ketë NISMA fare, por që Limaj të vinte në PDK. Megjithatë “nuk e di se si do të realizohej kjo”, ishte shprehur Lushtaku,

Megjithëkëtë, zyrtari i NISMA-s që deklaroi se ka njerëz që Limajn e duan në krye të PDK-së, ishte shprehur mosbesues se këta njerëz kanë ndofarë fuqie vendimmarrëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat