Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli, ka komentuar videot e infermiereve në shtëpinë “Orenda” në Pejë, duke shkruar “prej shuplakave në përqafim. A jeni more në veti. Prej ku po buron kjo çmenduri”.
Duke komentuar videot e infermiereve, ai ka pyetur se me çfarë të drejte janë bërë xhirime të vazhdueshme me gruan.
Agusholli ka shtuar se “Kur ka me përfundu ky serial, që në këto episoda po tregon për një staf mjekësor që ka probleme psiqike”.
Postimi i plotë:
Prej shuplakave në përqafim. A jeni more në veti. Prej ku po buron kjo çmenduri ?
Me cilën të drejtë janë bërë xhirime të vazhdueshme, kur personi në fjalë nuk është as i afërt, as familjar. Ajo nuk ka nevojë për mëshirë, sepse ju paguheni për tu kujdesur për të.
Kur ka me përfundu ky serial, që në këto episoda po tregon për një staf mjekësor që ka probleme psiqike.