“Dhuna ndaj të moshuarës, këmbanë për organet tona përkatëse”

Aktuale

“Dhuna ndaj të moshuarës, këmbanë për organet tona përkatëse”

Nga: A.SH Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 20:00
Aurona Pelaj

Dje në vendin tonë u publikuan pamje tmerruese ku shihej një infermiere duke rrahur një të moshuar në Shtëpinë e Pleqëve në Pejë.

Për këtë pati reagime të shumta dhe të ashpra.

Analisti Skënder Mulliqi ka thënë se ky veprim i tmerrshëm duhet të k[mbanë për organet e drejtësisë dhe veprimet e tillla anti-njerëzore dhe jo humane të ndalohen.

Ai shton se mos ndëshkimi i menjëhershëm i këtij rasti, prodhon tjetrin.

“Kur nuk ndëshkohet një veprim kriminal, sigurisht se prodhon krimin tjetër të radhës. Kohë më parë ishim dëshmitar të disa pamjeve shokuese në rrjete sociale, kur infermierët rrahin në mënyrë brutale fëmijë në çerdhe të fëmijëve nga "kujdestarët" e tyre. Dhe, nuk po bëhen shumë publike se çka po ndodhë me personat të cilët po shkaktojnë dhunë. Rasti i fundit të rrahjes të një të moshuar në një shtëpi të pleqëve në Pejë, do të ishte dashur të jetë këmban alarmi për organet tona përkatëse, se veprimet e tillla anti-njerëzore dhe jo humane të ndalohen. Këto "dy infermere" që shihen se si rrahin një grua të moshuar duke e zatet për muri, e që mësohet se janë arrestuar, duhet t’i pret dënimi me i rreptë, nëse nuk dëshirojnë që rastet e tilla të përsëriten. Një akt dhune i pandëshkuar, automatikisht prodhon rastin tjetër, nëse nuk ndëshkohet. Personat e tillë, në rastin në fjalë, jo që duhet të largohen nga puna, por do të ishte dashur t’u jepet dënimi më i rëndë”, ka thënë ai.

Sipas tij, pushteti aktual duhet të bëjë sa më shpejt reforma në organet e drejtësisë.

“Mjaft gjatë Kosova u ballafaqua me akte barbare kriminale. Ky zingjir i mbrapshtë, nëse dëshirojmë të kemi shtet të mirëfillt e ligjor, duhet të shkëputet. Pushteti i ri duhet të bëjë më shpejt reforma në organet e drejtësisë, që këto pastaj të jenë shumë më shumë efikase, në përmbushjen e obligimve ligjore të tyre. Të shpresojmë që mos të përsëritet rastet e tilla të ushtrimit të dhunës, si rasti i fundit në shtëpinë e "azilit" në Pejë!”, nënvizon ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat