Edhe nesër vazhdon takimi i nëntë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë

Aktuale

Edhe nesër vazhdon takimi i nëntë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 22:19
Kuvendi i Kosovës

Takimi i nëntë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë do të vazhdojë edhe nesër, duke filluar nga ora 08:30.

Në njoftimin e Kuvendit të Kosovës thuhet se në këtë pjesë të takimit temë e diskutimit do të jetë dialogu i lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe bashkëpunimi rajonal.

Po ashtu pritet miratimi i rekomandimeve dhe caktimi i datës për takimin e ardhshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat