Arifi: Nëse Serbia dorëzohet dhe e pranon Kosovën atëherë i gjithë Ballkani Perëndimor merr frymë

Aktuale

Arifi: Nëse Serbia dorëzohet dhe e pranon Kosovën atëherë i gjithë Ballkani Perëndimor merr frymë

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 22:51
Dritëro Arifi

Politologu, Dritëro Arifi, ka deklaruar se pjesë e debatit në Procesin e Berlinit është edhe e ardhmja e Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, e ardhmja e këtyre dy vendeve është problemi kryesor në Ballkanin Perëndimor.

Arifi tha se nëse Serbia do ta pranonte Kosovën në çfarëdo forme, atëherë sipas tij, i gjith Ballkani Perëndimor do të merrte frymë.

“I gjithë Procesi i Berlinit në njëfarë mënyre po ndërlidhet me proceset integruese të Ballkanit Perëndimor.  Po vërehet që edhe pjesë të debatit rreth asaj se si do të duket e ardhmja e Kosovës dhe Serbisë, sepse realisht krejt ngecja e Ballkanit Perëndimor është problemi kryesor.  Bosnja e Hercegovina është problem tjetër, por që është i menaxhueshëm. Nëse Serbia dorëzohet po themi kushtimisht para aktit të kryer dhe e pranon Kosovën në çdarëdo forme atëherë në njëfarë mënyre i gjithë Ballkani Perëndimor merr frymë”, tha ai.

Arifi tutje tha se çdo nënshkrim i marrëveshjeve në Procesin e Berlinit e faktorizon Kosovën dhe e defaktorizon Serbinë.

“Mendoj që Procesi i Berlinit nëse e shikojmë së bashku me procesin e dialogut, vetëm e faktorizon Kosovën, cdo nënshkrim  që bëhet në kuadër të marrëveshjeve multilaterale e faktorizon Kosovën dhe e defaktorizon Serbinë. Prandaj edhe mosprezenca e Vuçiqit po besoj që ka të bëjë pikërisht me këtë”, shtoi ai.

Kurse sot me ftesën e kancelarit gjerman, Olaf Shcolz, liderët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor morrën pjesë në takimin e njohur si “Procesi i Berlinit”.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Procesi i Berlinit mund të sjellë një valë që do të ngrinte të gjitha anijet në Ballkanin Perëndimor, me Bashkimin Evropian që do të drejtonte vlerat dhe mekanizmat e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat