Profesori universitar, Valon Murtezaj, ka deklaruar se Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur janë iniciativa të pakrahasueshme.
Murtezaj i konsideroi të tilla sepse tha se paravësisht që pretendohet të krijohet një marrëdhënie e mirë mes dy vendeve, sipas tij, që në fillim krijohen pengesa për shkak të mosnjohjes së Kosovës nga Serbia.
“I ka dhënë një lloj energjizimi anësor kjo iniciativë e Ballkanit të hapur, për ta rikonsuliduar Procesin e Berlinit, mirëpo është e pakrahasueshme si dy iniciativa.
Për mendimin tim për arsyen kryesore sepse Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës, ne nuk kemi nevojë të krijojmë iniciativa që pretendohet të shkojnë në krijmin e fqinjësisë së mirë, por që në esencë merr në thua qysh në start pa e njohur shtetin e Kosovës. Pra ne nuk jemi të barabartë dhe kjo është esenca, pastaj ne mund të dalim dhe të flasim për konsekuencat apo implikimet ekonomike”, tha ai.