Murtezaj për situatën në veri: Qeveria e Kosovës ta forcoj partneritetin me ndërkombëtarët

Aktuale

Murtezaj për situatën në veri: Qeveria e Kosovës ta forcoj partneritetin me ndërkombëtarët

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 23:25
Valon Murtezaj

Zyrtari i LDK-së, Valon Murtezaj ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës duhet të jetë në një partneritet të ngushtë me aleatët ndërkombëtar nëse eskalon situata në very të vendit.

Murtezaj shtoi se në rast se në ditë në vazhdim do të eskalojë situata në veri të Kosovë, atëherë, do të reagoj KFOR-i dhe NATO.

“Çështja është se sa është e nevojshme të krijohen situata të tilla për çështje të vogla teknike, natyrisht edhe njohja e dokumenteve e diplomave etj, janë të rëndësishme.

Mirëpo, pas dhjetë viteve procesi negociator në një dialog të komplikuar, për shkak sidomos elementeve kriminale nga Serbia, atëhere Qeveria e Kosovës duhet të jetë në një partneritet të ngushtë me faktorin ndërkombëtarë pasi nëse vjen deri të situatat e eskalimit janë NATO dhe KFOR-i që e kanë mandatin për implkime rajonale nëse mund të vihet në atë situatë”, tha Murtezaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat