Musliu: Mos abuzoni edhe me tutje me viktimën

Aktuale

Musliu: Mos abuzoni edhe me tutje me viktimën

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 23:43
Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka thënë se videot e shpërndara nga punëtoret e shtëpisë së pleqëve "Orenda”, ku shihen punëtorët duke i dhuruar përqafime ndaj të moshuarës janë abuzime.

Musliu përmes një postimi në Facebook ka kërkuar që të mos vazhdojnë abuzimet edhe me tutje ndaj viktimës.

“Videot qe po shpërndahen nga punëtore dhe ish punëtore të Rezidencës “Orenda” gjoja për mirësjelljen dhe dashurinë që kanë tregu ndaj të moshuarës në fjalë, nuk e mbulojnë krimin dhe nuk e pastrojnë turpin që ka ndodhë në këtë qendër.

Këto video qe po shpërndahen janë thjesht abuzim. Prandaj mos abuzoni edhe me tutje me viktimën”, ka shkruar Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat