Ish-zëvendësambasadori Blerim Canaj ka vënë në pikëpytje pritjet e tij lidhur me Samitin e Berlinit dhe atij të Ballkanin e Hapur, madje ai tha se pret se kush kë do ta “gëlltit”.
Canaj në Politiko shtoi se nuk pret marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe se për të njëjtën, deklarata e Kurtit nga Berlini, i zbehu pritjet për një marrëveshje të tillë.
‘Samiti i Berlinit si proces natyrisht që është i rëndësishëm. Pres kush kënd do ta gëlltisë, përkatësisht Berlini Ballkanin e Hapur apo Ballkani i Hapur – Samitin e Bërlinit.
Derisa e shoh një përkrahje amerikane aty, mendoj se ende është një garë. Nëse flasim për marrëveshjen, deklarata e Kurtit ma krijoi një përshtypje që maksimumi çka mund të ketë është një zotim si në Uashington, përndryshe një marrëveshje s’po e shoh”, tha Canaj.