Sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës vazhdon punimet Takimi i Nëntë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë.
Në këtë pjesë të takimit temë e diskutimit do të jetë dialogu i lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe bashkëpunimi rajonal.
Po ashtu pritet miratimi i rekomandimeve dhe caktimi i datës për takimin e ardhshëm.
Takimi mbahet sot duke filluar nga ora 08:30.