UP-ja gdhinë nën parullën “Fole e plagjiatorëve”

Aktuale

UP-ja gdhinë nën parullën “Fole e plagjiatorëve”

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 07:55
Foto ilustrim

Mbrëmjen e së enjtes një grup i studentëve aktivistë ka vendosur parulla në objektet e Universitetit të Prishtinës, siç thonë ata, kundër plagjiaturës së profesorëve.

Në komuniktën për media bëhet e ditur se në objektin e Fakultetit Filozofik është vendosur parulla:

"Këtu ka plagjiatorë", ndërsa në objektet tjera "UP - Fole e plagjiatorëve" si reagim ndaj mosndëshkimit të plagjiaturës.

“Plagjiatura është hajni dhe është e papranueshme për ne”, thuhet në njoftimin për media derisa bashkëlidhur janë edhe disa foto të këtij aksioni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat