Kryetarët e shoqatave të sektorit privat kanë mbajtur mbledhje ku kanë vendosur që javën tjetër të fillohet me protesta.
Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi në një konferencë për media ka bërë të ditur se me vendim unanim janë dakorduar që t’i japin edhe një javë afat Qeverisë për realizmin e kërkesave të tyre.
Qeveria e Kosovës në masat për ta luftuar inflacionin, ka ndihmuar punonjësit e sektorit publik me nga 50 euro për tre muaj rresht.
Nga 100 euro u janë ndarë pensionistëve, ndërsa nga 100 euro u janë premtuar edhe studentëve dhe punonjësve të ndërmarrjeve publike.