Aktivistja shqiptare tregon pse u publikua videoja e rrahjes në Pejë, përmend hakmarrjen

Aktuale

Aktivistja shqiptare tregon pse u publikua videoja e rrahjes në Pejë, përmend hakmarrjen

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 10:30
Abuzimi me të moshuarën në Pejë

Aktivistja Elena Bogëjani thotë se videoja e dhunës ndaj të moshuarës në një shtëpi pleqsh në Pejë është hakmarrje ndaj infermieres dhe nuk ka si qëllim të denoncojë dhunën.

Në Euronews Albania, aktivistja u shpreh se mënyra se si ka dalë videoja, duke iu dhënë një aktoreje e cila dihej që do ta publikonte, tregon se është diçka personale mes punonjëseve të azilit.

“Publikimi i dhunës na vjen duke iu dërguar një aktoreje. Ka qenë e llogaritur se e kanë ditur që ajo do ta publikojë. Duket që është një hakmarrje ndaj kësaj infermiereje. Ndaj mendoj se edhe ajo që e ka dërguar videon, që mundohet të luajë rolin e shpëtimtares, është duke u hakmarrë. Është personale ndaj Auronës nuk është për të shpëtuar pleqtë dhe të ekspozojë dhunën”, tha aktivistja.

E moshuara dyshohet se dhunohej prej kohësh nga punonjëset e një qendre azili pleqsh në qytetin e Pejës në Kosovë, por rasti i rëndë u bë publik vetëm pas publikimit të videos në rrjetet sociale.

Në video shfaqet njëra prej punonjëseve që godet me shpulla të moshuarën, ndërsa koleget e saj qeshin në sfond.

E moshuara është e ëma e Taulant Nurës, i rënë në luftën për çlirimin e Kosovës. Të afërmit e viktimës e kanë nxjerrë menjëherë nga azili privat, ku siç deklaruan paguanin 650 euro. Ata thanë se ajo nuk kishte treguar dhunën pasi vuante nga alzhaimeri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat