Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës, është duke e intervistuar Ymer Fejzullahun – Kryesues i Bordit/Zyra e Rregullatorit për Energji.
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, e ka pyetur atë rreth mënyrës se si janë shpenzuar 20 milionët e ndara nga Qeveria e Kosovës.
Fejzullahu ka bërë të ditur se është duke u përpiluar një raport, të dhënat e të cilit do të publikohen së shpejti.
Mirëpo, Tahiri ka thënë se komisioni ka katër muaj që po pret një përgjigje nga ana e ZRrE-së rreth asaj se si janë shpenzuar këto para, andaj i ka kërkuar Fejzullahut që t’i ndajë të dhënat me komisionin, para se të përfundojë raporti.
Por, Fejzullahu ka thënë se një gjë e tillë nuk është e mundur për momentin.