Vuçiq anulon të gjitha vizitat jashtë vendit – nesër paralajmëron mbledhje të qeverisë dhe bisedën me serbët e Kosovës

Aktuale

Vuçiq anulon të gjitha vizitat jashtë vendit – nesër paralajmëron mbledhje të qeverisë dhe bisedën me serbët e Kosovës

Nga: F.B. Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 14:49
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Vuçiq ka anuluar të gjitha vizitat jashtë vendit për shkak të situatës në Kosovës, ndërkohë që nesër paralajmëron mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë dhe bisedë me serbët e Kosovës, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Qeveria e Serbisë mban mbledhje nesr, ku Vuçiq do të araqes raportin për bisedimet me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, të cilët kanë paralajmëruar tërheqjen nga të gjitha institucionet e Prishtinës, për shkak të hapave të kryeministrit të Kosovës Kurti.

Pas kësaj, presidenti Vuçiq pritet të takohet me ambasadoren e Kinës Çen Bo, pastaj takim me ambasadorin e Rusisë Bocan-Harçenko.

Po ashtu mësohet se ai do të takohet edhe me Sinodin e SPC në Patriarshi, ku Vuçiq dhe patriarkun dhe Sinodin t e njoftoj rreth situatës në Kosovë.

Ndërsa nesër Vuçiq në ora 18.30 do të takohet me të dërguarin special të BE-së për dialogun dhe Ballkanin Lajçak.

Mësohet se Vuçiq anuloi vizitat jashtë vendit dhe i ka kërkuar falje presidentit të Egjiptit Abdel Fatah el Sisi për shkak anulimit të vizitën në tubimin e madh që mbahet në Sharme el Sherik me 7 nëntor.

Në atë takim pritet të marrin pjesë liderë të fuqive të mëdha si presidenti amerikan Biden, presidenti francez Makron, kreu i KE Ursula Fon der Leyen, Muhamed bin Zajeda etj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat