Thaçi dhe të tjerët, mbrojtja kritikon prokurorinë për vonesë në nxjerrjen e materialeve shfajësuese

Aktuale

Thaçi dhe të tjerët, mbrojtja kritikon prokurorinë për vonesë në nxjerrjen e materialeve shfajësuese

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 15:25
Thaçi dhe të tjerët

Në konferencën mbi ecurinë e çështjes ndaj Thaçi dhe të tjerëve që po zhvillohet në Hagë, gjykatësi i procedurës paraprake ka bërë të ditur se mbrojtja ka ngritur shqetësime lidhur me vonesën e nxjerrjes së materialeve shfajësuese nga ana e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Në parashtrimet e tyre, mbrojtja e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit ka thënë se është e nevojshme të bëhet një konstatim shkelje për ZPS-në për mos përmbushje të detyrimeve të tyre sipas rregullës 103.

Sipas tyre, duhet të vendoset një afat për prokurorinë për të finalizuar vlerësimin si shfajësues të çdo materiali të mbetur që kanë në zotërim, brenda një muaji.

Avokati i ish presidentit Thaçi, Gregory Kehoe tha se nxjerrja e këtyre materialeve po bëhet me vonesë, pavarësisht qortimeve nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake.

Kehoe: ZPS po e vonon nxjerrjen e materialeve shfajësuese 

Nuk e di saktë si ta rregullojmë këtë i nderuar gjykatës me përjashtim të ndonjë sanksioni që mund të vendoset, sepse ka një sërë dokumentesh që nuk janë zgjidhur të cilat vazhdojnë të na dorëzohen dhe nëse kjo çështje nuk rregullohet nga i nderuari gjykatës duket nuk ndodh asgjë”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat