Mbyllet Shtëpia e Pleqve “Orenda”, ku u rrah e moshuara nga infermierja

Aktuale

Mbyllet Shtëpia e Pleqve “Orenda”, ku u rrah e moshuara nga infermierja

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 16:01
Shtëpia e Pleqve “Orenda”

Ministria e Financave ka njoftuar se shtëpisë së të moshuarve në Pejë “Orenda”, i është revokuar licenca.

Përmes, një njoftimi për media bëhet e ditur se kjo ka ndodhur pas publikimit të pamjeve të sulmit fizik ndaj një të moshuare.

Sipas vendimit të Komisionit, subjekti në fjalë është i obliguar që brenda një afati 24 orësh t’i njoftojë familjarët e rezidentëve lidhur me vendimin, kurse deri më datë 7 nëntor (e hënë) obligohet të dorëzojë licencën dhe të mbyll aktivitetin e ofrimit të shërbimeve sociale.

Njoftimi i plotë:

Revokohet licenca e subjekit “Orenda”

Pas publikimit të pamjeve të sulmit fizik ndaj të moshuarës në subjektin “Orenda” në Pejë, Njësia e Inspektimit të Shërbimeve Sociale ka bërë inspektimin e menjëherëshëm të vendit të ngjarjes, si dhe intervistimin e stafit të qendrës dhe dëshmitarëve të rastit.

Me përmbylljen e raportit të inspektimit, i njëjti i është dorëzuar sot Komisionit Licencues, i cili ka mbajtur një takim urgjent ku është marrë vendim që subjektit “Orenda” t’i revokohet licenca për ofrimin e shërbimeve sociale.

Sipas vendimit të Komisionit, subjekti në fjalë është i obliguar që brenda një afati 24 orësh t’i njoftojë familjarët e rezidentëve lidhur me vendimin, kurse deri më datë 7 nëntor (e hënë) obligohet të dorëzojë licencën dhe të mbyll aktivitetin e ofrimit të shërbimeve sociale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat