Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se shpreson se Qeveria e ardhshme të Kosovës të krijohet nga opozita e tanishme.
Haradinaj kështu ka deklaruar pasi që është pyetur nëse do të hynte në një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, nëse do të kishte zgjedhje të reja.
“Ne nuk kemi pranuar asnjëherë të bisedojmë për bashkëqeverisje parazgjedhjeve. Pas zgjedhjeve nuk muj me deklaruar se si do të jetë rezultati. Por shpresojë shumë që opozita do ta krijon qeverinë e ardhshme”, ka deklaruar Haradinaj.
Ai gjithashtu ka thënë se partia e tij ka pasur një rritje dhe rezultate të mira kohëve të fundit.
“Si aleancë kemi një rritje bukur kështu graduale në të gjithë vendin edhe një rezultat më të mirë, pak edhe për shkak të qëndrueshmërisë dhe konsistencës, qëndrimet e qarta që i kemi mbajt në vazhdimësi për tema, për interesat kombëtare e për shumë tema tjera”, ka thënë ndër të tjera kreu i AAK-së.