Deputeti i VV-së publikon fotografi të 91-ës me Kadri Veselin

Aktuale

Deputeti i VV-së publikon fotografi të 91-ës me Kadri Veselin

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 13:04
Fotografi e postuar nga deputeti i VV-së, Fatmir Humolli

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka publikuar një fotografi nga vitit 1991, në përvjetorin e rënies së Ali Ajetit.

Në fotografinë e postuar është edhe ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

“Në këtë foto bashkë me veprimtarë të kohës nga t’gjitha anët e Kosovës.

Nebih Fazliun dhe Kadri Veselin po i njoh, ndërsa për të tjerët spo jam i sigurt për emrat e tyre. Ka kaluar kohë, e si duket kanë ndryshuar shumë”, ka shkruar deputeti Humolli në një postim në Facebook.

 
 
Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat