Kelmendi: Marrëdhëniet me SHBA-të duhet ruajtur, ato nuk janë të riparueshme

Aktuale

Kelmendi: Marrëdhëniet me SHBA-të duhet ruajtur, ato nuk janë të riparueshme

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 13:48
Ramiz Kelmendi

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi ka thënë sot se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të ruhen dhe se në dialogun me Serbinë e kemi vetëm një mik, SHBA-të.

Kelmendi në një postim në Facebook shkruan se në asnjë rrethanë nuk bënë të thuhet jo, as jo e madhe as jo e vogël, as jo ndryshe dhe se në këtë dialog e kemi vetëm një mik, Amerikën.

Lexoni të plotë postimin e Kelmendit:

Marrëdhënjet me SHBA-të duhet ruajtur, ato nuk janë reversibile (të riparueshme)

Gjendja e krijuar në Kosovë nga masat e nxjerra për ta kthyer tërësinë territoriale

Jemi në dialog me Serbinë, dialog i vështirë, dialog ku me shumë gjasë mundë të marrësh epitetit e tradhëtarit se kombëtarit. Vet Serbia punon me të gjitha mjetet dhe miqtë që të nxjerrë sa më shumë nga ajo që ka humbur.

Në këtë dialog e kemi vetëm një mik, Ameriken dhe interesat e saj rajonale. Andaj edhe ne kështu duhet të sillemi. Në asnjë rrethanë nuk bënë të thuhet Jo, as jo e madhe as jo e vogël, as jo ndryshe!

Kjo sepse nuk kemi as fuqi as mundësi të mbrojmë të arriturën pa Ameriken. Nuk mundemi të bëjmë as një hap të vetëm përpara. Prandaj këto marrëdhënje, këto refuzime publike, para opinionit para vet të deleguarve, para sekretarit të punëve të jashtme, nuk sjellin asgjë tjetër veçse zbehje serioze të pariparueshme me SHBA-të.

Targat nuk duhet të dalin element i dëmtimit të interesave, janë minore për të ardhmen e shtetit dhe qytetarëve të Kosovës. Sot kemi ardhur në pikën ku struktura komanduese e Policisë refuzon zbatimin e masës istitucionale, refuzon të ju jap letra infromuese qytetarëve të vet dhe çshtja shkoj tek shkarkimi i Komandantin të Policisë, e drejtë kjo që tingëlloj mirë për publikun, por shtrohet pyetja se kush do emërohet tani? Sot kemi refuzim të pranimit të kësaj pozite, sepse në këtë pozitë duhet të jetë qytetari i Republikës së Kosovës i nacionalitetit serb dhe ne nuk kemi të tillë, (nuk kemi Sejdo Bajramoviça) dhe tani nuk kemi komandim (kemi padëgjueshmëri institucionale.

Nuk mundemi të shpallim gjendje të jashtëzakonshme, nuk mundemi të dërgojme komandant nga qendra, nuk mundemi të dërgojmë Njësite Speciale sepse nukk ka trazira, nuk kemi mbështetje të SHBA-ve, sepse serbët e shfrytëzuan këtë padëgjueshmëri të Institucioneve ngaj politikes amerikane.

Andaj sot edhe valojnë flamujtë e Serbisë anë e mbanë pjesës veriore dhe Institucionet mundë të shiqojnë nga largësia (por merremi krejt shteti me një dhunim jo-njerëzor të punëtorëve ndaj një të moshuare nënë).

Andaj, valvitja e flamujve, mosdënimi i futjes së zjarrit të makinave që konvertuan targat nga ana e BE, mosliberalizimi i vizave deri sa të arrihet Marrëveshja me Serbin, pastaj deri sa nuk zbatohet vendimi i Kushtetuesës për Kthimin e pronës së Kishës së Deçanit e me radhë, janë dhe mbeten kërkesa të panumërta.

Si afarist, kur e shoh se Institucionet kanë të vendosur në çdo produkt të prodhuesve amerikan doganë 10 %, taksa e Miqësisë a, dhe ka të vendosur dogane 0 % për produkte të SERBISË, kjo masë nxitë 25 afaristët amerikan të zbarkojnë në Serbi që të investojnë, të prodhojnë , të nxisin punësimim dhe të shesin në Kosovë pa doganën 10%. Kjo është shumë shqetësuese sepse 22 vite nuk ka zbarkuar asnjë afarist në Serbi, meqë politika Amerikane nuk ju ka ofruar siguri në investimet e tyre, ndërsa tash ndodhë e kundërta.

Ramiz Kelmendi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat