Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Behrami përmes një postimi në Facebook ka komentuar vizitën e ish-kryeministrit, Isa Mustafa tek ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
Ai e ka cilësuar Mustafën si një burrështetas me vetëdije të lartë shtetformuese.
Ai tha se personalitete të tilla gjithmonë udhëhiqen nga interesat nacionale dhe siç u shpreh ai jo nga inate primitive.
“Ish-Kryeministri Isa Mustafa është një burrështetas me vetëdije të lartë shtetformuese. Personalitete të tilla gjithmonë udhëhiqen nga interesat nacionale dhe jo nga inate primitive”, ka shkruar Behrami në Facebook.