Policët serbë zhveshën uniformat/ Musliu reagon ashpër: E zhveshën me lehtësi, kthimin duhet ta kenë të pamundur

Aktuale

Policët serbë zhveshën uniformat/ Musliu reagon ashpër: E zhveshën me lehtësi, kthimin duhet ta kenë të pamundur

Nga: A.SH Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 14:54
Policët serbë që zhveshën uniformën policore

Sot Lista Serbe vendosi të dalë nga institucionet e Kosovës.

Policët madje zhveshën edhe uniformat e policisë së Kosovës.

Për këtë ka reaguar deputetja ePDK-së, Ganimete Musliu, e cila përmes një postimi ka thënë se atë policë që zhveshën uniformat duhet të largohen përgjithmonë nga Policia e Kosovës.

“E zhveshën me lehtësi, kthimin duhet ta kenë të pamundur”, ka shkruar ajo.

Postimi në Facebook:

Siguria e Kosovës po sfidohet rend në Veri të Kosovës. Policet që zhveshen uniformat sot duhet të largohen përgjithmonë nga ky institucion. Uniforma e policit të shtetit nuk duhet keqpërdorur as si kompromis, as si mjet presioni politik dhe as si mjet prepotence e force. Policia e Kosovës duhet të lirohet nga marionetat por edhe nga kaubojët.

E zhveshën me lehtësi, kthimin duhet ta kenë të pamundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat