Janë larguar nga institucionet e Kosovës, por serbët që dhanë dorëheqje nga pozitat e tyre raportohet të jenë të përçarë.
Për përçarjen mes tyre ka shkruar edhe eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu.
Bazuar në burime të tij, Musliu tha se këta të fundit janë të ndarë në dy grupe, në njërën anë strukturat e Rakiqit dhe në anën tjetër ato të të sanksionuarit nga SHBA-ja, Milan Radojiçiq.
“Konflikti mes serbëve filloi!
Informata të sigurta thonë se në mesin e serbëve policë të Kosovës, ka kundërthënie që duhet apo nuk duhet të zhvishen nga uniforma.
Ne njërën anë janë strukturat e Rakiqit (me mbështetje të Vuciqit), në anën tjetër të Radoiçiqit.
Cila palë përkrah palën përkatëse nuk dihet, por në mesin e serbëve thuhet se situata është shumë e tensionuar”, ka shkruar ai në Facebook.