Edhe avokati Arianit Koci ka reaguar pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës.
Koci në reagimin e tij në Facebook, thotë se, nëse i analizojmë skenarët e serbëve prej shpërbërjes së Jugosllavisë, Kosova duhet të përgatitet që sot për çdo situatë.
Ai shton se, largimi i serbëve dhe zhveshja e uniformave policore, është akt i hapur për minimin e shtetësisë së Kosovës.
Reagimi i plotë:
Nëse i analizojmë skenarët e serbëve prej shpërbërjes së Jugosllavisë, sidomos në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci gjatë fillimit të 90-ave, që prej sot në Kosovë duhet të jemi të përgatitur për çdo situatë.
Largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës, e sidomos zhveshja e uniformave nga ana e udhëheqësve serb në veri të Kosovës, është akti i hapur për minimin e shtetësisë së Kosovës.
Kur kësaj situate ia shtojmë luftën hibride Ruse, gjendja komplikohet skajshmërisht.