Statovci: Kjo çfarë po ndodh në veri është skenar i Serbisë

Aktuale

Statovci: Kjo çfarë po ndodh në veri është skenar i Serbisë

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 16:06
Jeta Statovci

Deputetja e Listës Guxo, që është pjesë e koalicionit qeverisës, Jeta Statovci, tha se e gjithë kjo çfarë po ndodh në veri është një skenar i Serbisë.

“Skenar tipik i Serbisë për të vjelë përfitime politike në kurriz të paqes dhe stabilitetit rajonal si dhe për të provokuar Qeverinë e Kosovës në afërsi të proceseve në rëndësi.”, deklaroi zonja Statovci.

Serbët e Kosovës vendosën të shtunën të largohen nga institucionet e Kosovës.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq dha dorëheqjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat