Halil Matoshi kërkon arrestimin e Goran Rakiqit

Aktuale

Halil Matoshi kërkon arrestimin e Goran Rakiqit

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 16:27
Halil Matoshi

Halil Matoshi, njohës i çështjeve politike, ka reaguar në lidhje me vendim e Listës Serbe, për tu larguar nga institucionet e Kosovës.

Matoshi, ka thënë se, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka bërë tradhti kundër shtetit, duke thirre në rebelim dhe se i njëjti duhet të arrestohet.

Postimi i plotë:

A ka Plan B. Qeveria Kurti?

1.

Në veri të Kosovës po mbretnon paligjësia, rebelimi kaotik dhe vakuumi institucional!

Shteti i Kosovës sot po ballafaqohet me padëgjueshmëni qytetare në veri.

Shpejt pritët me dalë fotografia  e të ashtuquajtunës “Brigada Serbe e Veriut” me “kumandirat” Rakić, Radojčić e Djurić, tue vringëllu armët!

2.

Goran Rakić ka bâ tradhti të naltë kundër shtetit, tue thirrë në rebelim, ai duhet me u arrestu dhe me u përgjegj penalisht, simas Kodit penal të Kosovës!

3.

Albin Kurti e Xhelal Sveçla janë përgjegjës kryesorë dhe të mandatuem për me e rivendosë rendin dhe ligjin si dhe paqen në veri!

Vakuumi duhet mbushë me diçka!???

Presim Planin B. të Qeverisë.

Ose rivendosje e rendit në tërë territorin kushtetues të vendit ose dorëheqje! 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat