Profesori në Paris, Nezir Kraki ka reaguar pas situatës së krijuar nga serbët në Kosovë.
Ai thotë se e ardhmja e serbëve është në Kosovë dhe jo në Serbi.
Sipas tij, Kosova duhet të bëjë të pamundurën që banorët serbë t’i integrojë sa më shumë.
Ai shkruan se Vuçiqit iu ka ngushtua tereni manovrues me shantazhe e propaganda, të cilat më nuk po i shitën në Berlin e Paris.
Kraki shkruan në Facebook se, strategjia e Vuçiqit nuk i duhet Kosovës për tensionim e armiqësim me qytetart serbë.
Ai thotë se Kosova duhet të kërkojë nga BE dhe Gjermania sqarime për sjelljen e Serbisë, e cila i dhunon angazhimet e marra në Berlin dy ditë pas takimit.
Reagimi i plotë:
Serbët e Kosovës janë të Kosovës
E ardhmja e tyre eshte n’Kosove, jo n’Serbi. Kosova eshte shteti i tyre. Prandaj Kosova duhet te beje te pamunduren qe banorët serbë te saj t’i integrojë sa me shume, t’ua permiresoje jetesen aty ku jane dhe t’i mirekuptoj kur ata kane halle qe lidhen me jeten e tyre ne Kosove.
Vuçes iu ka ngushtu terreni manovrues me shantazhe e propaganda qe s’po i shiten më as n’Berlin as n’Paris. Procesi i Berlinit dhe « rikthimi » i Evropes ne Ballkan bashke me luften ne Ukraine ia kane prish planet destabilizuese e shantazhuese kunder Kosoves. Tash shet patriotizem n’Beograd me « heroizmin » e disa serbeve te shkretë n’veri t’Kosoves te cilet prej vitesh jane peng i llogarive politike te mendesise millosheviqjane, ende ne pushtet matane Jarinjes.
Megjithate, sidoqofte strategjia e Vuçes, Kosoves nuk i duhet tensionimi as armiqesimi me qytetaret e saj serbë. Loja me uniforma e me ikje nga institucionet duhet te jete hera e fundit qe fashisti Vuçiq perdore serbet e Kosoves per halle te Serbise. Kosova duhet sonte te kerkoje nga BE e sidomos nga Gjermania sqarime per sjelljen destruktive te Serbise e cila i dhunon angazhimet e marra ne Berlin, dy dite pas takimit.