Kryetari i komunës së Drenasit, ka reaguar pas lajmit të largimit të serbëve nga institucionet.
Ai e ka quajtur këtë lajm jo të mirë, duke thënë se është e kuptueshme që shteti ynë nuk ju pëlqen dissave që kanë mentalitet kolonisti.
Sipas tij, shteti serb nuk është larguar me vullnet nga Kosova, por u tërhoqën nga ballafaqimi në beteja dhe luftës çlirimtare dhe alencën e UÇK-së me NATO-n.
Postimi i Lladrovcit:
Largimi nga institucionet i serbëve, është lajm jo i mirë për shtetin që po ndërtojmë.
Forcimin e shtetit dhe shtetësisë së Kosovës e kanë detyrim të gjithë qytetarët pa arrogancë dhe pa inate. Serbët në Kosovë kanë të drejta më shumë se çdo minoritet në Evropë, por, duke i njohur, kjo nuk ju mjafton.
E kuptueshme se shteti ynë nuk ju pëlqen disave që kanë mentalitet kolonisti, por, jeta në paqe është dëshirë e çdo qytetari në Kosovë.
Çlirimi i Kosovës solli vlera të cilat janë të qëndrueshme dhe të dëshmuara, sikur miqësia me ShBA-në dhe Bashkimin Evropian. Nuk do të jetë mirë për shtetin dhe shtetësinë tonë çfarëdo dileme për aleancat dhe vlerat e shtetit tonë.
Kushdo që mendon se shteti serb me vullnet u tërhoq nga Kosova, duhet ta dijë se nuk ishte ashtu. Ata u tërhoqën nga ballafaqimi në beteja dhe luftën tonë çlirimtare dhe aleancën e UÇK-së me NATO-n.
Ishte traditë që qeverisja më e re të ishte më e mirë se qeverisja paraprake, do të duhej të ishte edhe më largpamëse.
Fundja, buka marohet me miellin që ke në magje dhe politika duhet ta ketë vëmendjen për magjen e miellin!