Pas vendimit të Listës Serbe për tërheqjen nga institucionet e vendit, pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë vënë në gjendje gatishmërie në rast të përshkallëzimit të situatës në veri.
“Bota sot” nga burimet e saj mëson se Policia ka ndryshuar orarin për zyrtarët e saj, duke kaluar në 12 orë shërbim dhe ka ndaluar pushimet vjetore.
Vlen të theksohet se, Policia e Kosovës e ka mohuar se Njësia Speciale është nisur në Veri, pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka thënë se njësitet policore të rendit publik dhe ato kufitare sipas detyrës zyrtare janë duke qarkulluar/lëvizur varësisht nga angazhimet dhe detyrat policore, por se s’ka ndonjë përfshirje apo dërgim të njësiteve speciale në veri të Mitrovicë.