Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendsoje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas lajmit për largimin e serbëve.
Bajqinovci ka shkruar se “Albin Kurti dhe Vetëvendosja po dëshmojnë që përveç në qeverisje dallojnë shumë me klasën politike edhe në opozitëbërje”.
Ndërsa, sipas tij, opozita sot si në qeveri dje: e gatshme me u zmbraps edhe në situata kur Kosova ka të drejtë.
Postimi i plotë:
Albin Kurti dhe Vetëvendosja po dëshmojnë që përveç në qeverisje dallojnë shumë me klasën politike edhe në opozitëbërje. E opozita sot si në qeveri dje: e gatshme me u zmbraps edhe në situata kur Kosova ka të drejtë.