Enver Dugolli i kundërpërgjigjet deklaratave të opozitës: Po inkurajojnë Serbinë dhe grupet kriminale!

Aktuale

Enver Dugolli i kundërpërgjigjet deklaratave të opozitës: Po inkurajojnë Serbinë dhe grupet kriminale!

Nga: A.M Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 18:32
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka reaguar pas deklaratave të opozitës kundër qeverisë Kurti.

Dugolli u shpreh i habitur me këtë qasje të opozitës, ku tha se kjo e dëmton shumë Kosovën.

“Deklaratat e opozitës inkurajojnë Serbinë dhe grupet kriminale që duan minimin e shtetësisë së Kosovës”, shkroi deputeti i LVV-së në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Deklaratat e opozitës inkurajojnë Serbinë dhe grupet kriminale që duan minimin e shtetësisë së Kosovës.

Në vend që të kritikonin Serbinë dhe satelitin e saj Listën Serbe, ata kritikojnë veprimet e Qeverisë Kurti!

E habitshme dhe shumë e dëmshme për Kosovën kjo qasje e opozitës!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat