Ish-ministri serb për largimin e serbëve nga institucionet: Mos u kthefshin kurrë

Aktuale

Ish-ministri serb për largimin e serbëve nga institucionet: Mos u kthefshin kurrë

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 18:41
Ish-ministri serb nga radhët e Listës Serbe, Aleksandër Jabllanoviq

Ish-ministri serb nga radhët e Listës Serbe, Aleksandër Jabllanoviq ka reaguar pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës, derisa ka uruar që këta të fundit të mos kthehen kurrë më në Kosovë.

Ndërkohë që i quajti “peshq” të dorëhequrit serbë, Jabllanoviq tha se pas tyre qëndron Lista serbe.

“Shkuan peshqit# Lista serbe. # Kosovë shpresojmë që kurrë më nuk do të kthehen. Serbët dhe Lista serbe nuk janë njëjtë, kot fshehën pas popullit. Ky është rezultat i politikave të tyre dhe shefit të tyre#”, ka shkruar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat