​Situatë e qetë në veri, policët vazhdojnë punën

Aktuale

​Situatë e qetë në veri, policët vazhdojnë punën

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 18:41
Ilustrim

Dymbëdhjetë eprorë që punojnë në Policinë e Kosovës kanë zhveshur uniformat e tyre në takimin e jashtëzakonshëm të mbajtur sot në Zveçan. E përkundër spektaklit që bënë, ata një gjë të tillë ende nuk e kanë bërë zyrtarisht.

Sipas burimeve të KosovaPress-it, ata ende nuk iu kanë nënshtruar procedurave të dorëheqjes, përfshirë dorëzimit të të gjitha mjeteve që bartin.

Ndërkohë, ekipet e emedias në veri thonë se janë afër 500 policë të tjerë po kryejnë detyrat e tyre sipas përgjegjësisë që kanë.

Përndryshe, në këtë takim të jashtëzakonshëm, përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve të veriut të Kosovës, vendosen të braktisin të gjitha institucionet e Kosovës, përfshirë këtu Kuvendin, Qeverinë, gjyqësorin, policinë dhe komunat.

Drejtori rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore, Nenad Gjuriq ditë më parë është suspenduar për shkak të mos zbatim të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat ilegale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat