Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës, ka qenë project disa vjeçarë i politikës fashiste të Serbisë.
Por, sipas tij, është shqetësuese që pjesë e këtij plani me apo pa vetëdije është bërë edhe Qeveria e Kosovës me kryeministrin Kurti.
Selmanaj ka thënë se qëllimi i projektit është që procesi i dialogut të shpallet i dështuar dhe të gjitha marrëveshjet e arritura të anulohen.
“Largimi i serbëve nga institucionet e Republikës së Kosovës, ka qenë projekt disa vjeçarë i politikës fashiste të Serbisë. Ajo çka është tepër shqetësuese tanimë pjesë e këtij plani me ose pa vetëdije është bërë edhe qeveria e Kosovës me Kryeministër Kurtin. Qëllimi i këtij projekti është që procesi 10 vjeçarë i dialogut të shpallet i dështuar, dhe të gjitha marrëveshjet e arritura të anulohen. Kjo pastaj do nxirrte nevojën për organizimin e një Konference Ndëkombëtare e cila do vendoste në tavolinë të gjitha opcionet e mundshme dhe me këtë do e legjitimonte narrativen e Serbisë që shteti i Kosovës është projekt i pa përmbyllun. Kjo do ishte fatale për shtetin tonë. Kjo do vinte në dilemë pakon e Ahtisarit, Aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, mbi 100 njohjet si dhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë me 2010 e cila kishte vulosur ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, me konstatimin se “Shpallja e Pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt të vitit 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare””, ka shkruar Selmanaj në Facebook.
Ai e ka quajtur fatale për shtetin, gjersa ka shtuar se serbët janë bërë pjesë të institucioneve nga presioni i ndërkombëtarëve.
“Kjo do ishte fatale për shtetin tonë. Kjo do vinte në dilemë pakon e Ahtisarit, Aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, mbi 100 njohjet si dhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë me 2010 e cila kishte vulosur ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, me konstatimin se “Shpallja e Pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt të vitit 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare”.Mos të harrojmë faktin se serbët janë bërë pjesë e policisë së Kosovës, sistemit gjyqësorë e prokurial, doganave dhe institucioneve tjera, jo me dëshirën e tyre dhe të Serbisë, por pas presionit të madh dhe ndërmjetësimit ndërkombëtarë’, ka shkruar tutje Selmanaj.
Postimi i plotë:
Largimi i serbëve nga institucionet e Republikës së Kosovës, ka qenë projekt disa vjeçarë i politikës fashiste të Serbisë.
Ajo çka është tepër shqetësuese tanimë pjesë e këtij plani me ose pa vetëdije është bërë edhe qeveria e Kosovës me Kryeministër Kurtin.
Qëllimi i këtij projekti është që procesi 10 vjeçarë i dialogut të shpallet i dështuar, dhe të gjitha marrëveshjet e arritura të anulohen. Kjo pastaj do nxirrte nevojën për organizimin e një Konference Ndëkombëtare e cila do vendoste në tavolinë të gjitha opcionet e mundshme dhe me këtë do e legjitimonte narrativen e Serbisë që shteti i Kosovës është projekt i pa përmbyllun.
Kjo do ishte fatale për shtetin tonë. Kjo do vinte në dilemë pakon e Ahtisarit, Aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, mbi 100 njohjet si dhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë me 2010 e cila kishte vulosur ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, me konstatimin se “Shpallja e Pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt të vitit 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare”.
Mos të harrojmë faktin se serbët janë bërë pjesë e policisë së Kosovës, sistemit gjyqësorë e prokurial, doganave dhe institucioneve tjera, jo me dëshirën e tyre dhe të Serbisë, por pas presionit të madh dhe ndërmjetësimit ndërkombëtarë.
Prandaj të nderuar qytetarë vetëm kordinimi shumë i ngushtë me SHBA-te dhe aleatët perëndimorë mund t’i jep epilog marrëveshjes finale për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë - Serbi.
Çdo aventurë tjetër do rezultojë me dëme të mëdha për shtetin tonë.
DS.