Në lidhje me tërheqjen e Listës Serbe ka pasur reagime të mëdha, mirëpo opozita është ajo që në vazhdimsi po fajëson kryeministrin Kurti për këtë vendim.
E për këtë ka reaguar deputeti nga LVV, Dimal Basha.
Ai u shpreh se qëndrimet e opozitës janë të dëmshme për vendin tonë, përcjell “Bota sot”.
Basha përmend edhe katër arsyje të rëndësishme për ngjarjen e sotme.
Postimi i plotë
Janë jashtëzakonisht të dëmshme qëndrimet e opozitës dhe raportimet në media se gjoja serbët në veri i kanë bojkotuar institucionet, sepse Kryeministri Kurti e ka refuzu kërkesën për 10 muaj!
E para, serbët po i bojkotojnë institucionet sepse kanë marrë urdhër nga Vuçiqi, jo nga Amerika.
E dyta, refuzimi i Kryeministrit nuk është për Amerikën, por për Vuçiqin, i cili vazhdimisht i lufton institucionet e Republikës serbët që dojnë t’i respektojnë institucionet tona.
E treta, Opozita duhet ta kuptoj që kundërshtimi i vendimit të Qeverisë është refuzim i implementimit të marrëveshjes që vet e kanë nënshkruar, e që Serbia nuk e ka respektuar nga viti 2016! Tani po kërkoni me vazhdu që mos m’u respektu?!
E fundit, dhe shumë e rëndësishme, fajin për çfardo destabilizimi në veri duhet faturuar Serbisë, jo Qeverisë sonë, sepse ne kemi policinë që po synon rend e ligj, kurse Serbia struktura paralele. Tani a ju duhet shpjegim shtesë se kush është destabilizuesi këtu?
Ju përveç që nuk po ndihmoni, edhe po na dëmtoni, sepse kur po i thoni Albinit zbrapsu, në fakt po i thoni Vuçiqit grahi!