Për herë të parë që nga fillimi i krizës në Kosovë, siҫ shkruan media serbe, që u shkaktua nga anulimi i njëanshëm i Marrëveshjes së Brukselit nga Albin Kurti, presidenti i Serbisë i drejtohet publikut.
Përfaqësuesit e serbëve në Kosovë kanë bërë të ditur se po tërhiqen nga Kuvendi, qeveria dhe të gjitha institucionet e Prishtinës.
Poashtu edhe pezullojnë pjesëmarrjen e tyre në polici dhe gjyqësor.
Vendimet mbeten në fuqi derisa Prishtina të tërheqë vendimet e saj të njëanshme në lidhje me regjistrimin e targave dhe të formojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.