Tensione në veri/ Geci tregon pse u vra dhe u tremb Rusia e Serbia, ja çka do të ndodh tash e tutje

Aktuale

Tensione në veri/ Geci tregon pse u vra dhe u tremb Rusia e Serbia, ja çka do të ndodh tash e tutje

Nga: N.E. Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 20:16
Analisti politik, Halil Geci

Analisti politik, Halil Geci, ka thënë se ajo çka i ka vrarë dhe i ka trembur Serbinë dhe Rusinë, është Procesi i Berlinit, ku Kosova trajtohej si e barabartë, sikurse shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor.

Ai ka treguar se pas largimit të Listës Serbe, priten t’i bashkangjiten edhe sindikatat opozitare dhe Rrahman Jashari, sepse sipas tij, është koha adekuate për ta rrëzuar qeverinë Kurti 2.

Geci ka shtuar, se sipas informatave të tij, LDK dhe PDK do të hyjnë në koalicion me Listën Serbe.

“Sipas informatave që unë kam LDK-ja dhe PDK-ja si nënshkruese të Zajednicës dhe tradhtive tjera janë të gatshme të hyjnë në koalicion me Listën serbe të Beogradit për t’i çuar në vend marrëveshjet e nënshkruara dhe të ratifikuara në parlament, si dhe për t’ia çuar në vend amanetin e Rankoviçit’, ka shkruar Geci.

Postimi i plotë pa ndërhyrjen e redaksisë:

Ajo që i ka vrarë dhe i ka trembur krejt Serbinë dhe Rusinë është PROCESI I BERLINIT ku trajtohet Kosova e barabart njësoj si pesë shtetet tjera Ballkanit përendimorë,e jo tabelat e makinave

Pas largimit të listes serbe nga politika,dhe policis nga organet e rendit, si dhe organeve tjera nga institucionale të Kosovës pritet të ju bashkangjiten edhe sindikatat tjera shqiptare me opozuzaret dhe me Rrahman Jasharin, ngase pikerisht tashë është koha adekuate për ta rrezuar qeverin Kurti 2.

Sipas informatave që unë kam LDK-ja dhe PDK-ja si nënshkruse të zajednices,dhe tradhtive tjera janë te gatshme te hyjnë në kualicion me listen serbe të Beogradit për ti qua në vendë marrëveshjet e nënëshkruara dhe të ratifikuara në parlament, si dhe për t’ia quar në vend amanetin e Rankoviçit.

Ajo që dikur kurvat e të dyja partive LDK-PDK sh.....tinza sot po pjellin ashiqare, kopilin e lindur po kan deshir te ja lejn Albinit dhe Vjoses në derë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat