"Xhevat Jusufi u vra vetëm pse mbante foton e Presidentit Rugova në zyrë: Jakup Krasniqi e kishte kërcënuar për këtë foto"

Aktuale

"Xhevat Jusufi u vra vetëm pse mbante foton e Presidentit Rugova në zyrë: Jakup Krasniqi e kishte kërcënuar për këtë foto"

Nga: H.O. Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 22:00
Arkiv/ Xhevat Jusufi

Në një postim në mediat sociale është përmendur edhe heroi i Kosovës, Xhevat Jusufi për të cilin thuhet se është vrarë vetëm pse kishte foton e Presidentit historik Ibrahim Rugova në zyrën e tij.

Në faqen e Facebook-ut që mban emrin FARK, thuhet se Jusufi ishte vizitur nga Jakup Krasniqi, i cili i kishte kërkuar që këtë foto të Presidentit Rugova ose të kthehet mbrapsht ose të largohet nga aty.

Ndryshe, edhe Kryetari i Këshillit rajonal për të Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Komunën e Mitrovicës, Halit Barani, ka deklaruar më parë se Xhevat Jusufi është vrarë nga shqiptarët.

“Kjo është fatkeqësi por ditën kur u vra me 3 janar 1999, nuk ka pas serbë aty afër kërkund. U vra natën në pritë, serbë s’ka pas, është fatkeqësi por është realitet”, ka deklaruar ai.

Postimi i plotë:

Po e njifni heroin e Shalës së Bajgorës ( Mitrovicë ) që u vra vetëm pse kishte foton e Ibrahim Rugoves në zyren e tij.

Jakup Krasniqi shkoj me disa hijena në zyrën e Xhevat Jusufit dhe i tha: ” Kjo foto që ke në mur ose duhet mu kthy mbrapsht ose mu largu nga aty ”.

Xh. Jusufi ju përgjigjë: ” Je në bukën e Shalës dhe i lirë të folsh ama kjo foto as nuk hjeket e as nuk kthehet mbrapsht”

Lavdi Xhevat Jusufit!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat