"Tajani: Tensionet në rritje në mes Serbisë dhe Kosovës janë shqetësuese".
Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani pas tërheqjes së përfaqësuesve të serbëve të Kosovës nga institucionet e Republikës së Kosovë dhe heqjes së uniformave nga disa eprorë të Policisë së Kosovës, ka thënë se tensionet në rritje në mes Serbisë dhe Kosovës janë shqetësuese.
Ai ka shkruar në Twitter se i ka kërkuar ambasadorëve të Italisë në Beograd dhe Prishtinë që të bëjnë thirrje për moderim dhe dialog për të arritur një kompromis të drejtë.
“Italia është e përkushtuar ndaj stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai.