"Lajçak: Serbia e Kosova të parandalojnë përshkallëzimin e situatës"
Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajça ka reaguar për gjendjen që është krijuar në veri të vendit.
Lajçak ka shkruar në Twitter se është plotësisht dakord me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana, i cili ka thënë se Serbia e Kosova duhet të tregohen të përmbajtshme dhe të parandalojnë përshkallëzimin e situatës.
“Plotësisht dakord me Mircea Geoana. Mirënjohës për koordinimin e shkëlqyer të NATO-s – si me udhëheqjen në nivel të shtabit, ashtu edhe me NATO-n në terren”, ka shkruar Lajçak.