Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi në një postim të tij në Facebook ka komentuar situatën aktuale në vend, duke thënë se e gjitha kjo është një blof i Beogradit.
Sipas tij është shqetësuese se si Beogradi po vazhdon të dërgoi armë dhe municion në veri për të krijuar tensione.
Postimi i plotë:
E gjithë kjo që po ndodhë është një blof i Beogradit duke i detyruar Serbët të largohen nga institucionet e Kosovës. Ajo që e bën brengosëse situatën është që Beogradi ka vazhduar të dërgoj armë dhe municion në veri të vendit tonë për të krijuar situatë paniku dhe tensione. Këto sjellje të Beogradit i kemi parë edhe në të ‘90 duke instrumentalizuar serbët e Kroacisë. Këto metoda manipulimi dhe orkestrimi nuk bëjnë punë dhe duhet kuptuar që koha është për paqe, normalitet dhe progres. Këtë e duan të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim!