Qytetari që u largua nga Policia e Kosovës kërkon që të kthehet

Aktuale

Qytetari që u largua nga Policia e Kosovës kërkon që të kthehet

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 07:50
Policia e Kosovës

Një qytetar me emrin Besnik Leci, ka bërë të ditur se para disa ditësh ka dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës për arsye ekonomike. Ai, pas zhvillimeve në veri të vendit, ka kërkuar që t’i mundësohet që të kthehet për të punuar në këtë institucion.

Leci përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se tërheq publikisht vendimin për dorëheqje nga puna.

“Duke parë situatën lidhur me zhvillimet e fundit lidhur, sidomos në pjesën veriore të vendit, ku pjesëtarët e policisë nga komuniteti Sërb kanë braktisur uniformën e Policisë së Kosovës, unë si ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës me gradën Toger, tërheqi publikisht Vendimin tim për Dorëheqje nga Policia, të cilin për arsye ekonomike e kam marrë në datën 15.07.2022 dhe kërkoj mundësinë për t’u kthyer në Polici, të cilën momentalisht na e ndalon Udhëzimi Administrativ 01/2021 Mbi Mardhënien e punës në Policinë e Kosovës”, tha ai.

Tutje, Leci u ka bërë thirrje ish-kolegëve të tij që kanë dhënë dorëheqje për arsye të ndryshme, që të rikthehen në punë, pasi sipas tij është e nevojshme në këtë kohë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat