Profesori universitar Milazim Krasniqi, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kosovë, ku serbët kanë dalë nga institucionet e Kosovës.
Ai ka pyetur Qeverinë e Kosovës se a ka ndonjë përgjigjje rreth flamujve serbë e rusë, që kanë mbuluar Mitrovicën, përcjell Bota sot.
Sipas Krasniqit, Qeveria duhet të dëgjojë këshillën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian.
“Mitrovica e Veriut është pllakosur nga flamuj serb e madje edhe rus. Serbët kanë dalë nga institucionet. Nesër (sot) mbajnë protestë. Ka rrezik ta radikalizojnë qëndrimin e të formojnë një SAO Serbe. A ka përgjigje qeveria Kurti ndaj këtij zhvillimi, të cilin e ka nxitur vetë, duke mos dëgjuar këshillën dashamirëse të SHBA e BE? Çka tash? Ndonjë cinik mund të thotë se qyteti qenka stolisur me flamuj si për ta pritur ministrin e brendshëm, ose edhe kryeministrin. Por, nuk është koha për cinizëm. Koha është për të dëgjuar këshillën e SHBA dhe BE”, ka shkruar profesori në një postim në Facebook./Botasot