Sot në Veri të vendit do të mbahen protesta nga strukturat paralele serbe.
Aktualisht, situata në këtë pjesë të vendit është e qetë.
Media është duke qendruar në vendin e ngjarjes dhe raporton se njësitet e Policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it janë të pozicionuara.
Ndërkohë, protesta pritet të fillojë në ora 12, teksa po organizohet pas tërheqjes së serbëve nga institucionet shtetërore, përfshirë dhe nga Policia e Kosovës.
Media do t’iu mbajë të informuar për çdo zhvillim në Veri.