Blerta Deliu reagon ashpër ndaj ministres Haxhiu: Paturpësi e skajshme!

Aktuale

Blerta Deliu reagon ashpër ndaj ministres Haxhiu: Paturpësi e skajshme!

Nga: A.M Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 11:23
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar ashpër ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ky reagim erdhi pasi Haxhiu tha se partitët opozitare “duan që t’i lëshojmë pe Serbisë e të përmbushen apetitet e Vuçiqit, disa për shkak të lidhjeve me strukturat kriminale e disa të tjerë e kanë mendjen veç tek pushteti”.

Sipas Deliut, një diskurs i tillë përçarës është i patolerueshëm.

“Opozitën e përbëjnë subjekte të cilat kanë qenë bartëse të rezistencës politike e të armatosur, realizuese të pavarësisë e shtetndërtimit”, shkroi deputetja e PDK-së në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Paturpësi e skajshme nga Ministrja e Drejtësisë dhe pushteti në përgjithësi, të kualifikohet opozita si bashkëpunëtore e Serbisë e ushqyese e apetiteve të Vuçiqit.

Një diskurs i tillë përçarës është i patolerueshëm.

Opozitën e përbëjnë subjekte të cilat kanë qenë bartëse të rezistencës politike e të armatosur, realizuese të pavarësisë e shtetndërtimit.

I ka ra boja kamuflazhit me të cilin keni fshehur paaftësinë qeverisëse dhe qyqarllëkun në vendimarrje!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat