“Këto janë veprimet e kurdisura nga Serbia!”/ Pas tensioneve në veri, publicisti ka një thirrje urgjente për BE-në

Aktuale

“Këto janë veprimet e kurdisura nga Serbia!”/ Pas tensioneve në veri, publicisti ka një thirrje urgjente për BE-në

Nga: A.M Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 11:29
Policia e Kosovës në veri

Publicisti Emin Azemi ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit dhe tërheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës.

Ai tha se "ngjarjet e fundit duhet shikuar si fryt i një frustrimi serb për paqartëstë që i kanë ata në mes veti lidhur me të ardhmen e shtetit të Kosovës dhe të ardhmën e qytetarëve serbë në Kosovë…"

Derisa, Azemi kërkoi nga kurse Brukseli duhet të lirohet nga "Kompleksi spanjoll i Katalonisë" , duke e nxjerrë Kosovën nga ky kompleks dhe duke e vendosë atë në rrafshin real të një gjeopolitike të re, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

BRUKSELI DUHET TË LIROHET NGA "KOMPLKEKSI SPANJOLL I KATALONISË"

Politika serbe me shekuj dhe në kontinuitet ka pasur një synim: të tregohet dinake në përpjekjet e saj për të paketuar djallëzinë me ambalazhin e viktimizimit. Pas vitit 1999, kur kthesa gjeopolitike punoi në favor të shqiptarëve, kjo politikë dinake serbe po shkon gjithnjë e më tepër duke u frustruar, prandaj edhe ngjarjet e fundit duhet shikuar si fryt i një frustrimi serb për paqartëstë që i kanë ata në mes veti lidhur me të ardhmen e shtetit të Kosovës dhe të ardhmën e qytetarëve serbë në Kosovë.... Gjithçka që bëjnë serbët, janë alibi për veprime të kurdisura që më parë.... Kosova nuk guxon të bie në kurthën e alibive dinake të Beogradit, kurse Brukseli duhet të lirohet nga "Kompleksi spanjoll i Katalonisë" , duke e nxjerrë Kosovën nga ky kompleks dhe duke e vendosë atë në rrafshin real të një gjeopolitike të re që u përcaktua në vitin 1999, pas intervenimit ushtarako -polititik të botës së civilizuar, e prirë nga SHBA, që rezultoi me çmontimin e ekspansionit mesjetar serb në këtë pjesë të Evropës Juglindore. /e.a

Shkup, 06. 11. 2022

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat