Kryetarët e komunave veriore të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, kanë thënë të dielën dorëheqje para kuvendeve përkatëse.
Njëjtë kanë vepruar edhe këshilltarët në kuvendet komunale nga radhët e Listës Serbe.
Për këtë ka reaguar Besnik Berisha, i cili ka thënë se në veri zgjedhjet janë të pashmangshme.
Sipas tij, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani detyrohet që brenda afatit ligjor t'i shpallë zgjedhjet për secilën nga komunat me shumicë serbe.
Postimi në Facebook:
Zgjedhjet per kryetar komunash ne veri te pashmangshme;
Pavaresisht negociatave qe mund te zhvillohen dhe rezultatit qe mund te arrihet ne mes Kosoves dhe Serbise, nje gje tashme eshte e sigurt:
Doreheqja e Kryetareve te Komunave ne veri eshte e pakthyeshme dhe Presidentja Osmani detyrohet qe brenda afatit ligjor t'i shpalle zgjedhjet per secilen nga komunat me shumice serbe, kryetaret e te cilave tashme kane dhene doreheqje.
Kushtetuta dhe ligji nuk njeh "pishman", ndaj doreheqjet jane definitive dhe zgjedhjet per kryetare te komunave per ate pjese te vendit jane te pashmangshme.
Pergatitne buxhetin dhe njoftojeni KQZ per nje fakt te tille!
P.S Ne rast se e keni harru, ky eshte vendimi i Gjykates Kushtetuese ne rastin e doreheqjes se kryetarit Qazim Qeskaj👇
![Image](/media/botasot.info/images/2022/November/06/auto_314673654_10226995503407595_7267332781994337245_n1667731547.jpg)