Ushtaraku shqiptaro-amerikan: Vizita e LDK-së në SHBA ka për qëllim rrëzimin e Kurtit

Aktuale

Ushtaraku shqiptaro-amerikan: Vizita e LDK-së në SHBA ka për qëllim rrëzimin e Kurtit

Nga: A.Zh Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 11:57
Lumir Abdixhiku

Ushtaraku shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, ka kritikuar udhëheqësit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët do të vizitojnë SHBA-në me 14 nëntor.

Ai ka hedhur dyshime se vizita e tyre ka për qëllim rrëzimin e qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, përcjell Bota sot.

Maralusha ka theksuar se megjithëse nuk pajtohet me qëndrimet e tij politike, atij i pëlqen fakti që Kurti është anti-serb.

Reagimi i plotë në Facebook:

Udhëtimi me tendenca të dyshimta i disa anëtarëve të LDK-së për SHBA me 14 nëntor dhe qëndrimi im ndaj Albin Kurtit.

Pajtohem me mendimin e shumë lexuesve ndaj Albin Kurtit. Dhe unë ndonjëherë jam në dilema me Binin sa i përket qëndrimit të tij në skenën politike dhe ideologjikisht Albini është i majtë për mua. Por një gjë më pëlqen te Albini, se është anti-serb e jo si do laramona që e ndërrojnë qëndrimin e tyre ndaj dialogut çdo ditë.. një prej tyee e përkrahi Grenellin 100% dhe ishte i gatshëm me udhëtue në SHBA e me nënshkrue faljen e veriut të Kosovës, Serbisë. E do tjerë të LDK-së prapë po thoshin “ne duhet me i dëgjuar aleatët tanë se ata kurrë nuk na lojnë në lloq”.

Duke mos menduar përtej hundëve të tyre se aleatët apo dashamirët tonë i kanë interesat e tyëe së pari, e Kosova është bira e fundit e kavallit.

Me 14 nëntor disa përfaqësues të LDK-së po mendojnë me udhëtue për SHBA, për të deklaruar veten se LDK-ja është më se e gatshme për ta vazhduar dialogun me Serbinë (sigurisht në dëm të Kosovës).

Qëllimi i këtyre mbeturinave të sahanit, është me e rrëzuar qeverinë aktuale të Kosovës, e zgjedhur nga vet populli. Disa “liderë” të Kosovës ende edhe sot mendojnë me u bë “servilë” për të huajt si Esat Pashë Toptani.

Serbia e sotme është më se e gatshme për t’i përkrahur këta qeveritarë dhe t’i rikthehet dialogut, që është në dobi të tyre dhe në dëm të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat