Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka vizituar Policinë e Kosovës në pikën kufitare në Bërnajk.
“Ajo do të vazhdojë të kryejë misionin e saj me gatishmëri të plotë në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë pa asnjë dallim”, shkruan ai.
Postimi në Facebook:
Sot isha për vizitë në pikën kufitare në Bërnjak, në stacionin policor të kufirit në Bërnjak dhe në stacionin policor të policisë kufitare në Jasenovik.
Gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës me përkushtim janë duke përmbushur detyrat e tyre zyrtare duke siguruar ambient të qetë dhe shërbime për të gjithë qytetarët, si në pikat kufitare ashtu edhe brenda gjithë territorit të Republikës së Kosovës.
Policia e Kosovës është e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Si e tillë, ajo do të vazhdojë të kryejë misionin e saj me gatishmëri të plotë në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë pa asnjë dallim.