Eksperti i sigurisë ia kujton Gjuriqit kohën kur ky i fundit ishte kundër Amerikës - ia publikon një kolazh fotografish!

Aktuale

Eksperti i sigurisë ia kujton Gjuriqit kohën kur ky i fundit ishte kundër Amerikës - ia publikon një kolazh fotografish!

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 12:55
Marko Gjuriqi

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, i ka kujtuar Marko Gjuriqit kohën kur ka qenë kundër Amerikës.

Ai tha se Gjuriq “u përpoq” të bëhet proamerikan, derisa shtoi se ambasadori serb ka qenë pjesë e protestave fashiste në Beograd, në vitin 2008 dhe ka nënshkruar marrëveshje me partinë e Putinit në Moskë në vitin 2017.

“Marko Djuric, njefare diplomati serb, qe me nje tweet u perpoq te behet pro-amerikan, paska harruar se ka qene ne balle te protestave fashiste te Beogradit me 2008, duke ngritur nacionalizmin dhe fjalorin patetik anti-amerikan ku u dogj Ambasada e ShBA, ku humbi jeten nje amerikan dhe ende askush nuk ka dhene pergjegjesi; Paska harruar Djuric qe personalisht, ai se bashku me Goran Rakicin e Listes SRPSKA, ka nenshkruar marreveshje me partine e Putinit ne Moske (2017)”, ka shkruar ai.

Musliu ka publikuar edhe një kolazh fotografish të Gjuriq.

“Ne nuk harrojme”, përfundon ai.

Image
Fotot e Marko Gjuriqi
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat